Volton SHPK
Shërbimet tona

Zgjidhje Energjitike të Besueshme dhe të Personalizuara

Furnizim me energji elektrike me kontrata me çmim fiks
Furnizim me energji elektrike me kontrata me çmim fiks

Ne lidhim kontrata njëvjeçare ose më afatgjata sipas kërkesës së klientëve. Çmimet tona mbeten të qëndrueshme pavarësisht luhatjeve në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Më shumë
Analizë dhe ofertim të personalizuar
Analizë dhe ofertim të personalizuar

Ofrojmë analizë të detajuar dhe ofertim të personalizuar për çdo klient, duke u bazuar në profilin e konsumit dhe tipologjinë e aktivitetit të tij.

Më shumë
Menaxhim i kapaciteteve të kërkuara
Menaxhim i kapaciteteve të kërkuara

Nëse klientët tanë kanë nevojë për rritje të kapaciteteve, ne garantojmë furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji, duke siguruar vazhdimësinë e operacioneve për bizneset e tyre.

Më shumë
about

Misioni ynë -
energji
e aksesueshme

Rreth Nesh

Furnizuesi Juaj i Besuar
i Energjisë

Volton SHPK është një kompani e licensuar në sektorin e energjisë, e fokusuar në furnizimin me energji elektrike për subjektet e lidhura me rrjetet e tensionit 10 kV, 20 kV, 35 kV dhe 110 kV. Me liberalizimin e tregut të energjisë, ne sjellim fleksibilitet dhe efikasitet për klientët tanë, duke garantuar çmime të qëndrueshme dhe kapacitete të përshtatura sipas nevojave të tyre.

VOLTON SHPK siguron energji elektrike nga burime të ndryshme, duke përfshirë shkëmbimet ndërkombëtare të energjisë dhe prodhuesit vendas. Ekipet tona të përkushtuara parashikojnë saktë vëllimet e konsumit vjetor dhe kërkojnë në mënyrë aktive çmimet më konkurruese në treg. Në këtë mënyrë, ne ofrojmë vlerë optimale, transparencë dhe besueshmëri për çdo klient që na beson furnizimin e energjisë.

Kontakt
Përse ne?

Përse të Zgjidhni
Volton SHPK?

Garantojmë besueshmëri të lartë përmes bashkëpunimit me korporata të njohura si EFT Group – një kompani lidere në tregtinë dhe investimet e energjisë, aktive në 14 shkëmbime energjetike në Europë. Ky partneritet na mundëson të ofrojmë zgjidhje të personalizuara të energjisë dhe të sigurojmë një furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm për klientët tanë.

about
about
about
mission
Pyetje dhe Përgjigje

Keni pyetje rreth VOLTON SHPK?

Përmes analizave të detajuara të konsumit dhe nevojave të secilit klient, Volton SHPK është në gjendje të ofrojë zgjidhje të personalizuara dhe fleksibile që maksimizojnë efikasitetin dhe minimizojnë kostot.

Volton SHPK furnizon energji elektrike për subjektet e lidhura me rrjetet e tensionit 10 kV, 20 kV, 35 kV dhe 110 kV.

Me liberalizimin e tregut të energjisë, Volton SHPK sjell fleksibilitet dhe efikasitet duke garantuar çmime të qëndrueshme dhe duke ofruar kapacitete të përshtatura sipas nevojave specifike të klientëve tanë.

Volton SHPK ofron stabilitet financiar përmes kontratave me çmim fiks, zgjidhje të personalizuara bazuar në nevojat e klientëve dhe furnizim të qëndrueshëm e pa ndërprerje.

Klientët Tanë

Balfin Group
Agna Group
Agroblend
Amita
Lufra
EHV
Elka
Euronews
LeSpot
ADC
Setup
KMY
Tona
Hekta

Volton SHPK, partneri juaj i besuar
për energji të qëndrueshme dhe efikase!

Na kontaktoni
Kontaktoni me Ne

Për të marrë një ofertë të personalizuar ose për më shumë informacion, na kontaktoni në: